NDËRTIMI DHE PROJEKTIMI
E veçanta e kompanisë “Prima Group” është realizmi i objekteve nga ideja-skica e parë, duke ju referuar cdo ligji dhe rregulle të organeve kompetente rreth procesit të projektimit dhe ndërtimit, e deri në dorëzimin e objektit(qelesat) tek klienti.
INXHINIERIA
Mbikqyrja inxhinierike realizohet nga stafi professional, ku cdo fazë dhe pozicion realizohet me mbikqyrje nga inxhinierët të cilët mbajnë përgjegjësi për cdo detaj dhe punojnë për ta realizuar atë sa më mirë.
MBIKQYRJA
Mbikqyrja realizohet nga stafi i pregaditur profesionalisht dhe me eksperience. Realizimi i objekteve sipas projektit kryesor dhe planit dhe finalizimit te punimeve eshte objektivi kryesor.
Kush jemi ne?
Qëllimi ynë nuk është vetëm të ndërtojmë. Ndërtimin e konsiderojmë mjet i cili na mundëson përmbushjen e synimeve tona si kompani përballë klientëve, dhe kërkesave në të ardhmen duke marr me vete edhe zhvillimet e fundit te teknologjisë dhe arkitekturës. Ne çdo ditë e shohim si një hap tjetër drejt përsosmërisë.
“Prima Group” SHPK synon që në të ardhmen të jetë lider në fushën e ndërtimit me cilësi, seriozitet dhe punë, ku përms projekteve unike klientët tanë të jetojnë më ndryshe. Rehatia dhe jeta e dinjitetshme e klientit tonë është vizioni ynë që na shtynë të punojmë.
Ndërtimi në projektet tona sikurse çdo faze tjeter është i planifikuar në mënyrën më të mirë dhe më profesionale nga stafi përgjegjës, duke i kushtuar vëmendje cdo detaji, e mbi të gjitha stabilitetin dhe sigurinë me parashikime edhe për ndodhitë dhe dukurit natyrore. Inxhinierët e ndërtimit në projektet tona janë ata të cilat bëjnë analizat dhe planifikojnë ndërtimin me standardet më të larta.
Detajet janë ato të cilat na dallojnë. Faza e ndërtimit afekton në cdo fazë tjeter, dhe ajo se si ndërtojmë është njëra ndër pozicionet më të ndjeshme për projektet tona, prandaj ndërtimi në kompaninë tonë është procesi më i verifikuar nga cdo pergjegjës të tij, duke përfshirë edhe organet e jashtme kompetente për plotësimin e standardeve të kërkuara.
Gjelbërimi, parqet, hapsirat rekreative dhe relaksuese, janë hapsirat që gjithmonë në projektet tona gjejnë fokus gjatë projektimit dhe zbatimit të tyre, sepse një ndër standardet e kërkuara për një projekt të persosur nuk do mund të paramendohet pa sigurinë dhe shëndetin e klientit dhe qytetarëve në përgjithësi.
PRIMA RESIDENCE
📍 Lagjia e Muhaxhirëve, Prishtinē
Kompleksi “Melia”
Kontakto Prima Group
Ne u përgjigjemi klientëve tonë dhe u ofrojme ndihmë në çdo kohë!