Ndërtim dhe Projektim me cilësi të lartë!

Rreth nesh

Kush jemi ne?

Prima Group është kompani ndërtimore-projektuese dhe fokusi ynë është që të shërbejmë në treg duke përmbushur të gjitha kërkesat e shoqerisë, duke përfshirë trajtimin  e destinacioneve publike dhe individuale. E organizuar mirë me ide, projekte dhe staf, klientët tanë janë ata që na kan dhënë epitetin e një kompanie të vlersuar lartë dhe më rëndësi, dhe kjo falë një strukture organizative fleksibile. Përfillja e inovacioneve të fundit në projektim dhe inkuadrimi i teknologjisë në zbatimin e projekteve, garantojnë rezultatet më të mira për të sotmen dhe në të ardhmen. Fakti që bazohemi në standarde evropiane dëshmon që Prima Group zgjedhë rrugën më të mire për tu ofruar klientëve ambiente bashkëkohore dhe tërsisht të avancuara. Përzgjedhja e analizuar mirë dhe e detajuar e tereneve të ndërtimit përcaktojnë kushtin e vetem për kompaninë dhe realizimin e projektit. Klienti tek ne është në rend të parë, dhe inspirim i ri për ide dhe për projekte të reja. Obligimi ynë kryesor është realizimi dhe përfundimi i projekteve, objektivat dhe qëllimet në mënyrë sa më të përsosur.

Historiku

“Prima Group” është kompani me pervojë 12 vjeqare në ndërtim, e themeluar me qëllimin e vetëm që të sjell ndërtime të cilësisë së lartë në vend dhe treg. Kompania ka ndërtuar një numër të projekteve, dhe është e njohur për standarde të larta të ndërtimit, e veqanërisht e njohur për raportin me klientët.

Planet dhe ambiciet e kompanisë janë para-projekte të planifikuara me kohë të cilat janë qëllime për të ardhmen, dhe me këtë strategji të punës “Prima Group”, krenohet sepse asnjë projekt nuk mund të jetë i suksesshëm pa para-planifikim dhe kjo praktikohet që nga themelimi i kompanisë.

Jemi duke planifikuar edhe projekte të tjera për të ardhmen, të cilat  do të jenë në lokacionet më të mira të qytetit të Prishtinës, projekte këto të cilat do ti permbushin standardet më të larta bashkohore, ku për cdo projeket do të parashihen edhe  nevojat e kërkesat që mund të jenë veçori e së ardhmes.

Prima Group në vitet e ardhshme do të sjell projekte unike, frymëzuese dhe të reja në Kosovë, të cilat do t’iu dedikohen posaçërisht shoqërisë. Arkitektura dhe mundësitë qe ajo na ofron do të luajnë një rol të madh në atë se çfarë duam të ndërtojmë në të ardhmen ku funksioni dhe shfrytëzueshmëria e hapsirës do të jenë pikat kyqe për të përmbushur kërkesat për një mënyrë jetese më të mirë në të ardhmen.

Objektivat

Qëllimi ynë nuk është vetëm të ndërtojmë. Ndërtimin e konsiderojmë mjet i cili na mundëson përmbushjen e synimeve tona si kompani përballë klientëve, dhe kërkesave në të ardhmen duke marr me vete edhe zhvillimet e fundit te teknologjisë dhe arkitekturës. Ne çdo ditë e shohim si një hap tjetër drejt përsosmërisë.

Vizioni

“Prima Group” SHPK synon që në të ardhmen të jetë lider në fushën e ndërtimit me cilësi, seriozitet dhe punë, ku përms projekteve unike klientët tanë të jetojnë më ndryshe. Rehatia dhe jeta e dinjitetshme e klientit tonë është vizioni ynë që  na shtynë të punojmë.

Kontakto Prima Group

Ne u përgjigjemi klientëve tonë dhe u ofrojme ndihmë në çdo kohë!