Ndërtim dhe Projektim me cilësi të lartë!

Prima Living

Investitor dhe Zhvillues: Prima Group Construction
Projekti: Kompleks Banesor – Prima Living
Vendndodhja: Prishtina e Re – Zona Qendër, Prishtinë, Kosovë
Statusi: Në fazën fillestare të ndërtimit
Tipologjia: Kompleks modern banimi me standarde të avancuara urbane dhe arkitektonike

Çfarë e Bën Prima Living të Veçantë?

Planifikim urban inteligjent

Planifikim urban inteligjent: Projektuar për të ofruar qasje të lehtë në shërbime, shkolla, transport publik dhe hapësira publike.

Cilësia e ndërtimit

Cilësi ndërtimi e garantuar nga Prima Group Construction, një emër i dëshmuar në industrinë e ndërtimit në Kosovë.
Dizajn i orientuar drejt dritës natyrale dhe hapësirës së brendshme funksionale.

E Ardhmja e Jetësës në Prishtinë Fillon Këtu

Me Prima Living, ju nuk po blini thjesht një banesë – po bëheni pjesë e një komuniteti të ri në një nga zhvillimet më premtuese urbane të kryeqytetit. Ky është hapi i parë drejt një jete më të mirë, në një vend ku komoditeti, estetika dhe funksionaliteti bashkohen në mënyrë harmonike.

LOKACIONI

Kompleksit Prima Living ndodhet në qendër të Prishtinës së Re, një prej zonave më të reja urbane dhe me zhvillim të shpejtë në Prishtinë. Kjo zonë po shndërrohet në një qendër të re administrative, banimi dhe biznesi – duke ofruar standarde të larta jetese dhe infrastrukturë moderne.

📍 Ku ndodhet saktësisht Prima Living?

  • Në zemër të Prishtinës së Re, pranë bulevardit kryesor që përshkon lagjen.

  • Afër ndërtesave të institucioneve publike të reja, universiteteve, qendrave tregtare dhe ambienteve rekreative.

  • Me qasje direkte në rrugët lidhëse për në qytetin e vjetër të Prishtinës, Veternik, Mati 1 dhe lagje të tjera periferike.